Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në seancën e sotme të Kuvendit ka akuzuar parinë në pushtet, duke thënë se më nuk mund ta luajnë rolin e të pafajshmit.
“E keni vra pafajësinë kur keni ardh në pushtet. Mos dilni me luajt rolin e të pafajshmit, sepse jeni mbushë me mëkate”, tha deputetja Kadrijaj, duke iu drejtuar deputetëve të pozitës në Kuvend.
Ajo akuzoi koalicionin qeverisës për mostrajtimin dhe mosmiratimin e Projektligjit për rregullimin e çmimeve të barnave.


