Lajme

Kadrijaj, Kurtit: Arritët qëllimet tuaja, hoqët dorë nga reciprociteti

05/27/2021 12:14
nga:M K

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj në seancën e sotme plenare tha se Lëvizja Vetëvendosje gjatë tërë historisë së saj ka trumbetuar pro reciprocitetit me Serbinë dhe nga ardhja në pushtet ata kanë hequr dorë nga reciprociteti.

Kadrijaj ia ka përkujtuar kryeministrit Kurti deklaratën e dhënë në televizione lidhur me vendosjen e reciprocitetit.

“Kryeministri Kurti para zgjedhjeve deklaronte në lidhje me reciprocitetin “Është çështje ditësh apo javësh, e kurrsesi muajsh”. “Ndër gjërat e para që do ta bëjmë. Tani, ministrja Rozeta Hajdari deklaron “Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë reciprocitetin, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonal”, tha Kadrijaj.

Ajo shtoi se premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Kurti kanë qenë vetëm një farsë për të arritur qëllimet e tyre.
“Lëvizja Vetëvendosje, gjatë tërë historisë së saj ka trumbetuar shumë pro reciprocitetit me Serbinë dhe kur sot ata e kanë të gjithë pushtetin në krahët e tyre, ata nuk janë më për reciprocitet, sepse ata tashmë janë të akomoduar në karriget e pushtetit dhe reciprociteti me Serbinë ka qenë vetëm një farsë për ta arritur qëllimin e tyre. Kjo ka vetëm një epilog: mashtrim, hipokrizi dhe ofendim ndaj qytetarëve të Kosovës”, përfundoi deputetja Kadrijaj.

LEXO EDHE:

Arsyetohet Kurti: Na duhet kohë për ta zbatuar reciprocitetin