Lajme

Kadrijaj: Këta Vetëvendosja janë duke jetu me ëndrra, të cilat po mundohen me i ‘shit’ edhe te populli!

12/03/2025 20:29
nga:Sh R

Time Kadrijaj nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendësministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, e cila ka thënë se “Kosovarët kurrë nuk kanë pasur më shumë para se sot”, raporton GazetaBlic.

Kadrijaj në një prononcim për GazetaBlic, thotë se Lëvizja Vetëvendosje, është duke jetu me ëndrra, të cilat po mundohen me i shit edhe tek populli.

Ajo tregon se cili është realiteti në Kosovë, duke filluar nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, pagat e ulëta dha rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“Këta VV janë duke jetu me ëndrra e keto ëndrra po mundohen me i shit edhe te populli. Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, rritja e çmimit të energjisë elektrike, pagat e ulëta, ky është realiteti!”, përfundoi ajo për GazetaBlic.