Lajme

Kadrijaj i reagon Kurtit pas sulmit ndaj mediave dhe ish-qeverive: Me sulme të ulta dëshiron ta ndal zërin opozitar dhe zërin kritik të mediave

09/28/2024 22:35
nga:Sh R

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas sulmit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një organizimi në Nju Jork ka sulmuar mediat dhe ish-qeverisjet e kaluara.

Kadrijaj në një prononcim për GazetaBlic, thotë se në mendjen e LVV-së, kushdo që e thotë realitetin dhe që nuk iu konveon shpallen si tradhëtarë.

Tutje, ajo thotë se logjika e kësaj qeverie është që me sulme të ulta dëshiron ta ndal zërin opozitar dhe zërin kritik të mediave.

“Tash në syrin e LVV e në mendjen e tyre kushdo që e thotë realitetin, por që nuk i pergjigjet apo nuk i konvenon duke i shpallë si tradhetarë. Kjo është logjika e kësaj qeverie se me sulme ma të ulta dëshiron ta ndal zerin opozitar por edhe zërin kritik të mediave!”, tha ajo për GazetaBlic.