Lajme

Kadrijaj: Aleanca s’ka ndryshuar qëndrim për Haxhiun – LVV të angazhohet dhe të sigurojë votat e mjaftueshme

04/26/2025 19:47
nga:Sh R

Nesër me fillim nga ora 10:00 pritet të mbahet seanca e shtatë konstituive e Kuvendit të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Sa i përket votimit për Albulena Haxhiun kryeparlamentare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar deputetja e këtij subjekti politik Time Kadrijaj, e cila thotë se nuk kanë ndryshuar qëndrim për votimin e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare.

Kadrijaj thotë se duhet angazhim i Lëvizjes Vetëvendosje që ti siguroj votat e mjaftueshme.

“Po duhet angazhim i LVV për ti siguruar votat. Ne s’kemi ndërru qëndrim për votim të kryeparlamentarit!”. tha Kadrijaj për GazetaBlic.