Lajme

Kadrijaj, AAK: I kemi mbledhin nënshkrimet, do t’i adresohemi Gjykatës Kushtetuese për shkeljet ligjore në Kuvend

05/09/2025 10:53
nga:Y I

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në një deklaratë për media pas dështimit të seancës konstituive tha se të henen do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Kadrijaj tha se e kanë lëndën dhe të gjitha transkriptet e seancave plenare.

“Për adresimin nevojiten 10 nënshkrime të cilat i kemi. Ne e kemi lëndën, i kemi marrë të gjitha transkriptet e seancave plenare, e kemi bërë kërkesën dhe do të adresohet në Gjykatën Kushtetuese të hënen” tha Kadrijaj raporton “Gazeta Blic”.