Lajme

Kadriaj: Importi në Kosovë, bizneset vendore po ngulfaten çdo ditë e më shumë

06/26/2024 23:29
nga:N K

Njohësi i ekonomisë Mustafë Kadriaj, në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua rreth importit në Kosovë ku tha se asnjë qeveri nuk ka realizuar premtimet dhe planin e tyre qeversisë për importin në Kosovë.

“Nëse bazohemi në treguesit ekonomi dhe strukturën import-eksport, këtu shihet që asnjë qeveri nuk i ka realizuar premtimet e veta dhe planin e tyre qeversisë dhe deri më tani struktura e importit është jashtëzakonisht e lartë dhe sillet përafërsisht rreth 85% import, dhe 15% është eksport”, deklaroi ai.

Tutje ai tha se ky lloj importi e dëmton prodhimin vendor, bizneset e poashtu sipas tij ndikim ka edhe në punësim.

“Ky lloj importi është i pafavorshëm për ekomonin dhe prodhimin vendor, në këtë rast ky lloj importi i lartë dëmton bizneset që janë të fokusuara në prodhimin e po ashtu edhe në punësim, sepse ndryshe është një i punësuar në ato biznese për prodhimin, ndryshe në import”, tha ai.

Ai tregon se Kosova mund të mbulojë tregun vendor edhe me prodhime vendor.

“Vlerësoj që mënyra më e mirë është në kuotimin e x produkteve të importit, pra në ato produkte të cilat ne mund të mbulojmë tregun vendor edhe me prodhime vendore. Shumicën e produkteve si në ushqim, si në tekstil, industria e rëndë, si dhe industria ushqimore i kemi import, e që kjo padyshim e dëmton prodhimin vendor”, theksoi ai.

Për në fund Kadriaj tregon se çfarë duhet të bëjë qeveria aktuale për importin në Kosovë, dhe pasojat që po i sjell bizneseve vendore.

“Çfarë duhet të bëjë qeveria aktuale, vlerësoj se duhet të mos ndesh me direktiva të BE-së as me MSA-në, e poashtu as me organizatën botërore të tregtisë, dhe të mos marrë vendime arbitare. Qeverisë ju intereson vetëm mbushja e arkës së shtetit dhe kur flasim për ekonominë tek bizneset,  po shihet që çdo ditë e më shumë po ngulfaten bizneset vendore,  po mbyllen, e poashtu edhe kultura bujqësore nuk mund të përballojë importin kështu që ose i hudh në plehura ose mbyllin aktivitetin e tyre biznesor dhe afarist”, përfundoi njohësi i ekonomisë Mustafë Kadriaj.

/Gazetablic/