Showtime

Kaderi ngatërron datën, harroi 28 Nëntorin

11/28/2023 16:37
nga:G C

Kader Kicaj është hyrja e fundit në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Kosova 2.

Kader është një modele dhe influencere, ndërsa ishte zgjedhur “Miss Prizreni” në vitin 2016.

Ajo hyri rreth një muaj pas nisjes së formatit dhe tashmë është kthyer ndër personazhet më të komentuara në BBVK.

Kaderi shpesh herë është bërë virale edhe me deklarata të ndryshme që bën, por këtë herë ajo duket se ka harruar festën e 28 nëntorit.

Teksa po qëndronte me Besin dhe Lumbardhin, ajo ka thënë se “nuk e kam ditur se në çfarë date jemi”.

Megithatë, ngatërresat me data dhe orën për banorët e shtëpisë së famshme nuk janë të habitshme, pasi ata janë të mbyllur dhe shpesh herë humbin sensin e kohës.