Cult

Kadare pritet nga Kurti në Panairin e Librit

06/06/2023 14:56
nga:G C

Mes shumë vizitorëve në Panairin e Librit në Prishtinë, gjatë ditës së sotme i pranishëm ka qenë edhe shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare.

Kadare është pritur nga kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministri i kulturës Hajrulla Çeku dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ismail Kadare ka qenë i pranishëm në ditën e parë të Panairit të Librit në Prishtinë, në këtë panair shkrimtari i njohur është i ftuar nderi.

Admirues të krijimtarisë së tij letrare kanë pasur mundësi ta takojnë sot shkrimtarin e njohur.

Panairi i Librit 2023 ka mbledhur 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

Panairi do të jetë i hapur nga data 6 qershor deri më 11 qershor.