Lajme

Kadaj-Bujupi për qëndrimet e Kurtit: Shumë mirë që i ka ndryshuar

06/15/2021 22:16
nga:M K

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi thotë se kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar, por se ka ndryshuar për të mirë.

“U përmend që ka ndryshu. Po bre ka ndryshu. Po të kishte shkuar në dialog me qëndrimin e vitit 2010 kishte qenë gabim. Shumë mirë që ka ndryshu”, thotë Kadaj-Bujupi.

“Ka ndryshu por pikën kryesore e ka pasur parësore, njohjen reciproke”, shtoi ajo.

“Është legjitime me pyet a është e para apo e dyta radhitja mirëpo në thelb ka folur për njohje reciproke”, tha Kadaj-Bujupi në T7.

LEXO EDHE:

Kurti kërkoi largimin e tij nga delegacioni serb, Odaloviq: Jam i gatshëm të tërhiqem