Donika Kadaj Bujupi akuzoi opozitën në Kosovë se nuk po i zgjedh temat me të cilat mund të bëjë presion mbi pozitën kur është në gabim.
Ajo në T7 ceku skandalin e ministres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, që punësoi vajzën e saj në ministri vetëm që të kryente praktikën që i duhej për të shkuar jashtë.
“Donika Gërvalla doli skandali që punësoi në vajzën në ministrin e saj që më pas ajo të mund të shkonte jashtë. Kishte raportime se ajo nuk ishte fare as në punë. Cka bëri opozita. Nuk reagoi fare. Pjesëtarë të opozitës i ke nëpër kafene. Ndërkohë Gërvalla doli me një status të cuditshëm ku tha se qepuesit po vazhdojnë, por nuk kishte asnjë gabim në raportim”, tha ajo.


