Zgjedhjet Lokale

Kabashi zotohet se do të bëjë funksionale zonën ekonomike të Prizrenit

10/11/2021 14:00
nga:Q R

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e AAK-së, Lulzim Kabashi, është zotuar se do të vë në funksion brenda vitit të parë zonën ekonomike të Prizrenit.

Kabashi ka thënë se punimet në këtë zonë nuk kanë përfunduar dhe se sipas tij, nëse qytetarët do t’ia besojnë komunën, ky i fundit do t’i përfundoj.

“Më duhet të përsërisë premtin e para 4 vitëve, në lidhje me zonën Ekonomike të Prizrenit, e cila zonë fatkeqësisht ende nuk është funksionalizuar dhe as përfunduar nga ana e investimeve. Mungon përfundimi i infrastrukturës rrugore, sistemi i ujit të pijes dhe ujit industrial, mungon porta kryesore hyrëse dhe rrethimi me gardhë i zonës ekonomike. Gjithashtu mungon rrjeti i energjisë elektrike për industri dhe impianti për pastrimin e ujërave të zeza. Të gjitha këto janë neglizhencë dhe paaftësi e qeverisjes së deritashme. Nëse kam besimin tuaj për kryetar komune, zotohem se këtë zonë do ta vë në funksion të bizneseve brena vitit të parë të qeverisjes”, ka thënë ai.

Shiko videon: