Lajme

Kabashi thotë se deklaratat e disa pushtetarëve ndaj mediave e kanë rrezikuar demokracinë në vend

05/07/2024 22:27
nga:Sh R

Hulumtuesi në IKD, Flamur Kabashi sonte në “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me deklaratat e disa pushtetarëve ndaj mediave, duke thënë se e kanë rrezikuar demokracionë e shtetit tonë.

Ai është shprehur se është deklaruar që mediat kinse janë dorë e zgjatur e Serbisë, e që sipas tij, këto janë komente që nuk duhet bërë.

“Ne kemi parë deklarata të pushtetarëve, do të thotë të kësaj qeverie në pushtet që kanë bërë deklarata për mediat kinse janë dorë e zgjatur e Serbisë, e që realisht këto janë deklarata që nuk duhet bërë nga një kryeministër i një vendi, kur mediat janë të thirrura dhe thjeshtë pasqyrojnë, presupozohet që pasqyrojnë atë çfarë ndodh në realitet. Përmes këtyre komenteve kanë rrezikuar realisht edhe demokracinë në shtetin tonë”, është shprehur ai.