Lajme

Kabashi: Qytetarët, njerëzit e biznesit, sportit e të kulturës janë të indinjuar me Haskukën

09/24/2021 19:58
nga:M K

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi, është i ftuari i “Blic Interview me Astrit Gashin” – Formati zgjedhor, prodhim i portalit GazetaBlic.

Ai ka folur për programin që ua ofron qytetarëve të Prizrenit, teksa hodhi kritika të shumta ndaj kreut aktual, Mytaher Haskuka, përcjell GazetaBlic.

“Nga ajo që kam parë në teren, është se qytetarët, njerëzit e biznesit, sportit e të kulturës janë të indinjuar me Haskukën, sepse ai nuk ka bërë asgjë për profilet e lartëcekura”, tha ndër të tjera Kabashi.

/GazetaBlic/