Festim Kabashi i LDK-së, ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për lojëra fjalësh e veprimesh për çështjen e projektligjit për Gjykatën Speciale.
“Albin Kurti po e përdor paturpësisht UÇK-në për interesa puro partiake. S’pajtohet me përmbajtjen e ligjit, por thotë: ua votoj, nëse ma votoni presidentin.” – ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, ai është shprehur se, “kur bëhet fjalë për UÇK-në, nuk duhet të ketë as kalkulime partiake, as arsyetime politike. Kush e konsideron të drejtë mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare, duhet ta dëshmojë me veprime e me votë.”
Ndryshe, LDK është shprehur se nuk ka votë për këtë projektligj, por Kabashi duket se në këtë pikë nuk pajtohet me parinë.
E plotë:
UÇK-ja nuk është as e PDK-së, as e VV-së, as e LDK-së, as e asnjë partie tjetër.
Reklamë
UÇK-ja është e të gjithë shqiptarëve të Kosovës. Dhe të gjithë bashkë kemi për detyrë ta mbrojmë e ta ruajmë këtë vlerë për sot e për gjeneratat që vijnë.
Albin Kurti po e përdor paturpësisht UÇK-në për interesa puro partiake. S’pajtohet me përmbajtjen e ligjit, por thotë: ua votoj, nëse ma votoni presidentin. Thote se duhet të kalojnë 72 orë për lexim të dytë, por prap thotë se e votojmë nese ma votoni presidentin.
Ky po e mbron UÇK-në a?!
UÇK-ja nuk është kusur për pazare partiake.
Kur bëhet fjalë për UÇK-në, nuk duhet të ketë as kalkulime partiake, as arsyetime politike. Kush e konsideron të drejtë mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare, duhet ta dëshmojë me veprime e me votë.


