Lajme

Kabashi e PDK-së për Buxhetin 2026: Nuk ka të buxhetuar as fabrikë të municioneve e as dronë

02/16/2026 13:01
nga:G B

Besa Kabashi Ramaj e Partisë Demokratike të Kosovës në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po shqyrtohet në lexim të parë Buxheti për 2026, i mbajti për fjale qeverinë kosovare e cila ka premtuar ndërtim të industrisë ushtarake dhe prodim të dronëve ushtarakë.

“Ku janë të buxhetuara? Nuk janë askund”, tha ajo gjatë shtjellimit të pjesës për financimin e sigurisë kombëtare në Projektbuxhetin e 2026.

“Buxheti është dokumenti më i sinqertë i një qeverie. Aty shihet qartë çfarë ka prioritet real, dallohet vizioni prej retorike. Tash te financimi i sigurisë kombëtare. Dhe ju flitni për strategji, por kur e lexojmë buxhetin, aty ku strategjia duhet të merr formë financiare, aty nuk gjejmë programin, nuk gjejmë planin, nuk gjejmë ndërtimin e këtyre”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së tha se Projektbuxheti 2026 për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes nuk i përmbush përgjigjet në tri pyetje themelore.

“Ky buxhet a ndërton kapacitete të reja? A rritë gatishmërinë operacionale? A forcon vetëqëndrueshmërinë? Përgjigja është shqetësuese, nuk shohim linja për ndërtim të industrisë ushtarake, nuk shohim program për dronë, as arkitekturë shumëvjeçare. Industria ushtarake e premtuar, fabtrika e municioneve e dronëve, nuk ekziston në buxhet, as studim fizibiliteti, as ndërtim, as për zhvillim të dronëve, projete të tilla në çdo vend serioz fillojnë në buxhet, jo të deklaruara”, tha ajo.