Safet Kabashaj ka dhënë dorëheqje nga bordi i Radio Televizionit të Kosovës pas lajmit të “Slobodna Bosna” të publikuar më pas nga RTK-ja, raporton GazetaBlic.
Këtë e ka konfirmuar vetë Kabashaj përmes një shkrimi në “Facebook”, ku ka publikuar emailin që dorëzoi.
Ai shkruan se kishte shpresë për të rikonsoliduar një RTK kredibile e të pavarur, por sipas tij, koha tregoi të kundërtën.
“Dështimi i djeshëm ishte goditje për të gjitha këto dhe tani është koha për t’ia kthyer Kuvendit mandatin që ma dha në dhjetor 2021. Pata shpresuar në vullnetin e gjerë politik dhe në pjekurinë, vendosmërinë e vizionin tonë në Bord për të rikonsoliduar një RTK kredibile e të pavarur. Koha tregoi se nuk doli as njëra e as tjetra. Si pasojë, unë po largohem për herë të dytë nga RTK-ja. Para kohe, por ndoshta pak vonë”, thotë tutje Kabashaj.
Shkrimi i tij i plotë:


