Sporti

Kabak: Liverpooli ishte sfidë e vështirë për mua, besoj se jam paraqitur mirë deri tani

05/21/2021 16:15
nga:E K

Mbrojtësi turk, Ozan Kabak, u huazua këtë sezon nga skuadra e Schalke 04 te Liverpool.

Turku u transferua te “The Reds” pas lëndimeve të shumta që skuadra e Jurgen Klopp u ballafaqua në mbrojtje, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ka deklaruar se Liverpooli ishte sfidë e re dhe e vështirë për të, por që beson se ia ka dal të luajë në nivel të kënaqshëm.

“Ishte një sfidë e re për mua, mendoj se u paraqita mjaft mirë. Unë gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën time. Ndonjëherë luaj mirë, herë luaj më keq, por gjithmonë jap më të mirën time në fushë”, tha turku.

/GazetaBlic Sport/