Familja e Kevin Coles, 46-vjeçarit nga Staffordshire i Anglisë, i cili po vdes nga kanceri i zorrëve, ka paralajmëruar të gjithë që të mos i injorojnë kurrë problemet e zorrëve.
Coles filloi të kishte dhimbje barku në fillim të verës së kaluar, por mjekët i thanë se kishte të ngjarë të ishte thjeshtë si rezultat i kapsllëkut.
Por, në fund të gushtit, shëndeti i babait të shtatë fëmijëve mori një kthesë dramatike për të keq, kur filloi t’i zhvillohej verdhëza – një paralajmërim kërcënues për jetën që ndodh kur mëlçia nuk funksionon siç duhet.
“Ai filloi të djersej sikur dikush po hidhte ujë mbi të dhe kur më shikoi, vura re se ai ishte zverdhur plotësisht”, tha bashkëshortja e Coles, Kayleigh, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.
Coles këmbënguli për disa javë që t’i ofrohet një skanim i trupit, e që familja priste që në të të shfaqej një problem relativisht i vogël, si gurët në tëmth, por rezultati zbuloi tumor nëntë centimetra në zorrë.
Fotografimi pastaj e bëri të qartë se kanceri ishte përhapur në mëlçia, duke e shkaktuar verdhëzën.
Anise filloi kimioterapinë, fatkeqësisht trajtimi dështoi ta shkatërronte sëmundjen dhe mjekët ia kanë dhënë lajmin shkatërrues familjes, duke potencuar se Coles mund të ketë vetëm disa javë jetë.
Duke folur për diagnozën e burrit të saj, Kayleigh tha se ai s’kishte asnjë simptom tjetër më parë.
“Ka qenë një tronditje për të gjithë. Vetëm pesë muaj më parë ishim me pushime duke spërkatur njëri-tjetrin në det, tani ai nuk mund të ngrihet pa ndihmë”.
Familja Coles që atëherë ka bërë apel për mbledhjen e fondeve për të financuar përshtatjet në shtëpinë e tyre që do ta bënin më të lehtë për burrin e shtëpisë, ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve, raporton Daily Mail, shkruan Klankosova.tv.
“Jeta ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Thjesht po sigurohem që të kem sa më shumë sekonda me të”, tha bashkëshortja e Coles.
Po ashtu, familja thotë se janë të zhgënjyer nga NHS (shërbimi shëndetsor kombëtar në Britani).
“Është shumë shqetësuese që atij iu dhanë shumë herë laksativë (medikamente që ndihmojnë kapsllëkun). Ka qenë një borbull që nga diagnoza, është turp që nuk u gjet më herët”, tha më tej gruaja e Coles.
Në rrëfimin e vështirësive të familjes së saj, ajo bëri apel te të gjithë që mos të neglizhohen dhimbjet asnjëherë, pasi tha se mund të jetë gabim që sjellë vdekjen.
“Duhej të ishte marrë më seriozisht kur ai erdhi për herë të parë me dhimbje stomaku. Ishte një gabim pa kuptim, dhe një gabim vdekjeprurës. Tani është e pashërueshme. Nuk mund të bëhet asgjë për ta shpëtuar atë. Më duhet të humbas mikun tim më të mirë sepse njerëzit nuk e dëgjuan atë”.
“Nëse keni dhimbje barku, atëherë kontrollojeni atë dhe ju lutemi mos u ndjeni se jeni të mbizotëruar”, tha bashkëshortja e Coles.
Çifti që u njohën para më shumë se tetë vjetësh në një stacion treni, kishin planifikuar dasmën në gusht të këtij viti, por me diagnozën e Coles, ata vendosnë që të mos presin dhe bënë një ceremoni të vogël në dhjetor të vitit 2024.
“Ne thjesht nuk donim të mos ishim më burrë e gru. Ne kemi qenë gjithmonë shumë të afërt, por tani jemi të pandarë”, tha Kayleigh Coles.
Shenjat treguese të kancerit të zorrëve përfshijnë çdo ndryshim në zakonin e zorrëve – duke përfshirë jashtëqitjen më të butë, diarre ose kapsllëk jo të zakonshëm.
Simptomat tjera përfshijnë gjak në jashtëqitje, fryrje, dhimbje barku dhe humbje peshe ose ndjenjë e lodhjes pa ndonjë arsye.
Shërbimi shëndetësor këshillon të shkoni te mjeku i përgjithshëm nëse keni ndonjë simptomë të kancerit të zorrëve për tre javë ose më shumë.