Lajme

Ka vdekur sot veterani dhe invaldidi i UÇK-së, Ferat Ferati-Deputeti Haxhiu ngushëllon familjen

03/31/2023 22:55
nga:Astrit Gashi

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar me anë të një shkrimi, pas lajmit se ka vdekur sot veterani dhe invaldi i UÇK-së, Ferat Ferati.

“Lajmi për vdekjen e veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Ferat Ferati nga Prekazi, na pikëlloi të gjithëve. Përpjekja për liri ju shperbly me dhimbje e vuajtje deri në momentet e fundit por qëndrimi prej burri stoik nuk do të zbehet kurrë. Do të na mungosh mik. Ngushëllime familjes, miqve e shokëve!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.