Një person është intervistuar nga policia pasi në Badovc të Prishtinës kishte shtënë me armë zjarri.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë dhe një thikë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja.
I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë për argëtim. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.