Lajme

‘Ka rrëshqit në balltak’ – Matoshi për Kurtin: Po ia humb 10 vite Kosovës

05/06/2024 21:58
nga:G B

Refuzimi i qeverisë Kurti për të quar përpara themelimin e Asociacionit pritet të ndikojë në mospranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Komentatori politik, Halil Matoshi e ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti.

Sipas tij, Kurti po ja rrezikon Kosovës anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

‘Ky kryeministër po dëshiron të diciplioni gjithë botën. Po mendon që po bëhet një komplot botërorë kundër Kosovës, përfshirë Ameriknë, BE-në, Vatikanin dhe vendet tjera perëndimore dhe ka rrëshqitur në balltak nga i cili nuk mund ta nxjerr askush’, ka thënë Matoshi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Ai beson se brenda këtij muaji Albin Kurti do të jap dorëheqje dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.