Lajme

“Ka qenë një burrë i urtë, punëtor dhe i ndershëm”- Fadil Geci njofton për vdekjen e babit të bashkëshortes!

12/20/2025 10:20
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Geci, ka njoftuar se ka ndërruar jetë babai i bashkëshortes së tij Beçir Çitaku.

Geci tha se Çitaku ka qenë një burrë i urtë, punëtor dhe i ndershëm, i cili gjatë gjithë jetës së tij iu përkushtua me ndershmëri dhe sakrificë familjes dhe fëmijëve të vet.

“Varrimi do të bëhet sot në ora 15:30, në varrezat e fshatit Çitak, në Skenderaj.I ndjeri do të kujtohet përherë për virtytet e tij njerëzore dhe shembullin e jetës së ndershme.Ngushëllime të sinqerta familjes Çitaku dhe të gjithë të afërmve” shkruan Fadil Geci në telegramin e ngushëllimit.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë babai i bashkëshortes sime, Beçir Çitaku, një burrë i urtë, punëtor dhe i ndershëm, i cili gjatë gjithë jetës së tij iu përkushtua me ndershmëri dhe sakrificë familjes dhe fëmijëve të vet.

Varrimi do të bëhet sot në ora 15:30, në varrezat e fshatit Çitak, në Skenderaj.

I ndjeri do të kujtohet përherë për virtytet e tij njerëzore dhe shembullin e jetës së ndershme.

Ngushëllime të sinqerta familjes Çitaku dhe të gjithë të afërmve.