Aktori Fatmir Spahiu, ka qenë i ftuar në “Pressing One”, ku ka folur për jetën dhe karrierën e tij.
Ai ka rrëfyer sesi babai i tij ishte sulmuar në Beograd në vitin 1990 dhe më pas kthimin në Kosovë.
Tutje ai tha se babai i tij u rrah vetëm pse ishte shqiptar.
“Babai ka qenë i rrahur dhe i përgjakur, i sapo liruar nga spitali në 1990, kur familja ime e ka kuptu që nuk ka më kurgjo për ata që duhet me u rikthy, dhe prej aty nuk ka pasur diskutim për mbetje në Beograd”, tha ai.


