Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka kritikuar përgjegjësinë e institucioneve për situatën e fundit, duke ia atribuar përgjegjësinë kryeministrit, Albin Kurti.
Demaku ka thënë se edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vepron nën direktivat e kryeministrit.
“Përgjegjësia ka një emër dhe është ai i kryeministrit. Edhe ministri Sveçla është nën direktivat e tij”, ka deklaruar Demaku.
Ai ka thënë se ajo që ka ndodhur ka qenë e dhimbshme për Kosovën.
“Ka qenë e dhimbshme për vendin tonë”, është shprehur deputeti i PDK-së.


