Lajme

Vuçiq u takua me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

03/22/2022 14:25
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përfunduar takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, me të cilët ka biseduar për rrethanat aktuale.

“Për aktualitetin kam biseduar me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Presidences serbe.

Në takim morën pjesë drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetarët e Listës Serbe, Igor Simiq, Milan Radojiçiq, Dalibor Jevtiq dhe drejtori i BIA-s Bratislav Gashiq.

Vuçiq më parë ka udhëhequr seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku është diskutuar edhe për mbajtjen e zgjedhjeve serbe më 3 prill në Kosovë.