Ka përfunduar gjithçka në ndeshjen mes Chelseas dhe Real Madrid në Ligën e Kampionëve.
Chelsea ka siguruar finalen e madhe, duke mposhtur skuadrën spanjolle, me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic.
Pas ndeshjes për RMC ka folur trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane i cili e pranoi se Chelsea ishte superior ndaj tyre.
“Ata ishin superiorë, e meritonin të fitonin, ishin më efektivë gjatë gjithë lojës, kishin edhe shumë shanse. Në të dy ndeshjet ata merituan kualifikimin”, tha Zidane për RMC.
“Nuk ka të bëjë vetëm me organizimin e ekipit. Megjithatë unë mbetem shumë krenar për lojtarët e mi”, vazhdoi ai.
Ai foli edhe për të ardhmen e tij në Real Madrid.
“Ndeshja ime e fundit evropiane në Real? Unë nuk kam menduar për këtë, ishte zhgënjyese për të gjithë”, përfundoi francezi.
/GazetaBlic Sport/


