Sporti

Ka pak minuta tek Barcelona, Xavi Hernandez tregon të ardhmen e Kessie

01/24/2023 14:51
nga:Mergim Rreci

Franck Kessie nuk do të largohet nga skuadra e Barcelonës.

Pavarësisht formës së tij të dobët dhe mungesës së minutazhës, Kessie do të vazhdojë qëndrimin në ‘Camp Nou’, transmeton GazetaBlic Sport.

Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i kësaj skuadre, Xavi Hernandez.

“Nuk e kam menduar kurrë largimin e Kessie. Ai është një lojtar që më pëlqen, ai na jep shumë variante në një lojë dhe ai mund të jetë shumë i rëndësishëm për ne”, tha Xavi.