Showtime

Ka një vend ku bota ndalet për Einxhel Shkirën!

12/04/2022 15:49
nga:G B

Ata sidomos ajo, nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për të ndarë dashurinë dhe emocionet e saj me publikun.

Po flasim për çiftin më të përfolur të momentit, Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta ose i njohur nga të gjithë si Dj Dagz.

Së fundmi moderatorja ka ndarë një foto të ëmbël ku duket në krahët e partnerit të saj.

Einxhel e ka treguar se është e zonja me dedikimet e veçanta dhe në këtë rast nuk ka munguar një i tillë.

“Kur e ndjen se në krahët e tij je më e sigurt se kudo tjetër dhe në atë çast gjithçka ndalet për ty dhe asgjë tjetër në botë s’ka më rëndësi veç qenies tuaj aty bashkë të paqtë…atëherë e ndjen, e dëshiron, e kupton se ai është vendi që do të jesh çdo ditë që Zoti të bekon me jetë!! @dj_dagz this moment for life,”- shkruan Einxhel në Instastory.

Më herët gjatë Babyshower-it të saj, Dj Dagz i propozoi për martesë nënës së djalit të tij.

Ish-banori i BBV kishte zgjedhur pikërisht këtë ditë të veçantë për t’i propozuar moderatores, e cila tha “PO.”

Kujtojmë që moderatorja dhe Dj Dagz u njohën në reality-show-n, “Big Brother Vip”.

Që nga ai moment ata janë bashkë, madje së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Ndonëse Einxhel bëri të pamundurën ta mbante të fshehtë shtatzëninë, ajo u zbulua duke u përfolur goxha në rrjet.