“Donnarumma, ce posta per te”, (ka një porosi për ty, referuar emisionit italian me të njëjtin titull), me këtë mesazh dhe një foto të publikuar në rrjetet sociale, tifozët besnikë të Milanit “Curva Sud Milano” kanë paralajmëruar një “mirëseardhje” speciale për ish-portierin e tyre, Gianluigi Donnarumma.
Donnarumma do të kthehet në “San Siro” të martën në mbrëmje për të sfiduar Milanin me Paris Saint-Germain, në Champions League dhe duket se për të do të ketë një pritje “të veçantë”.
Për Gianluigi Donnarumma, ndeshja do të zhvillohet pas gjashtë ditësh nuk do të jetë e para në “San Siro” që kur u largua nga Milani, duke qenë se ishte protagonist i disa ndeshjeve në ish-stadiumin e tij me fanellën e kombëtares italiane.
Megjithatë, do të jetë hera e parë që ai do të kthehet me fanellën e Paris Saint-Germain dhe kundërshtarë do të ketë ish-skuadrën e tij.



