Sporti

Ka luajtur për Interin e Bayernin, Shaqiri para duelit të sotëm: Do bëjë tifo për ekipin më të mirë në fushë sonte

04/08/2025 12:21
nga:Lorik J

Xherdan Shaqiri nuk dëshiron të bëjë një parashikim për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Interit, dy nga ish-skuadrat e tij.

Bayern Munich dhe Inter ballafaqohen sonte nga ora 21:00 në çerekfinalen e parë të Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk mund të bëj një parashikim. Thjesht do të bëj tifo për ekipin më të mirë”, tha Shaqiri për Gazetta Dello Sport.

“Bayern gjithashtu ka shumë cilësi në pankinë. Le të themi se mungesat mund, por nuk duhet të kenë një ndikim.”

“Tripleta është shumë e vështirë për Interin, por jo e pamundur”, shtoi 33-vjeçari.

/GazetaBlic Sport