Sporti

Ka luajtur në ligën turke, talenti i Gjilanit, Oltion Bilalli ftohet nga Kosova U21: Ëndrra ime është që të luaj për Përfaqësuesen A”

03/23/2023 11:44
nga:E K

Kosova U21 do të luaj nesër miqësore ndaj Moldavisë e më pas edhe ndaj Turqisë me 27 mars.

Në listën e publikuar nga trajneri i Kombëtares U21, Afrim Toverlani, janë emra të shumtë nga Superliga e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Talenti i Gjilanit, Oltion Bilalli është një nga emrat që pritet të debutojë për Kosovën U21, pasi paraprakisht ka luajtur me Kosovën U17.

Bilalli në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport‘ u shpreh tejet i lumtur për ftesën që ka pranuar.

“Për mua është shume e rëndësishme ftesa nga Kosova U21 dhe gjithmonë jam i gatshëm që ta përfaqësoj shtetin tim , kjo ndikon shumë mirë për mua dhe gjithsecilin futbollist që e ka mundësinë për të luajtur me Kosovën“, tha fillimisht Bilalli.

Ai tha se po përgaditen për ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Estonisë dhe shpreson që të arrijnë të kualifikohen tutje.

“Nga ndeshja e parë me Estoninë normalisht presim fitore në Qershor që ta fillojmë sa më mirë që është e mundur dhe kemi një grup lojtarësh cilësor që mendoj se edhe mund të kualifikohemi“, shtoi ai.

“Ëndrra ime është që të luaj për Përfaqësuesen A shpresoj qe një ditë të bëhet realitet”, përfundoi Bilalli.

/GazetaBlic Sport/