Lajme

“Ka je ma vonë, mos u merakos për atë punë”, debati mes VV-së dhe PDK-së shkon në tjetër nivel

04/07/2022 18:57
nga:Genita C

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi dhe ai i PDK-së, Mërgim Lushtaku kanë nisur një debat në rrjete sociale duke përdorur shprehjet e “Esatit” të Tik Tokut.

Ishte deputeti i VV-së, që duke postuar një foto të një postimi të mëhershëm të Lushtakut, ra në nivel të Tik tokut në debat politik.

Pastaj, ishte Lushtaku që komentoi në postimin e Abrashit duke përdorur shprehjen “mos u merakos për atë punë”.