Sporti

“Ka ikur koha e tij”, momenti kur Pique bën gabimin fatal ndaj Interit

10/13/2022 09:34
nga:E K

Barcelona barazoi dje me Inter me rezultat 3:3.

Skuadra e Xavit tashmë është shumë afër rënies në Europa League me barazimin e fundit ndaj Interit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pique ishte protagonist për të keq në këtë ndeshje.

Mbrojtësi spanjoll gaboi rëndë duke “asistuar” për golin e Barellas.

Megjithatë një episod interesant u kap nga kamerat. Pique shihet duke u thënë shokëve të skuadrës të jenë të “qetë” duke menduar se gjithçka është nën kontroll, por ky moskujdes i tij i kushtoi shumë skuadrës.

Pas këtij momenti fansat kanë nisur talljet me të në rrjetet sociale duke e quajtur edhe “Maguire” i Barcelonës.

Një person komentoi: “Pique ishte sikur po thoshte ‘le të shënojnë vëlla”.

Ndërsa dikush tjetër tha: “I kërkojmë falje çdo tifozi të Madridit për krahasimin e Pique me Sergio Ramos”.

/GazetaBlic Sport/