Lajme

“Ka humbur mundësia për njohje reciproke” – Dialogu Kosovë-Serbi: Çka po i kërkohet institucioneve tona?

01/15/2024 12:17
nga:G C

Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se deri më sot nuk kemi pas dialog me Serbinë.Ai në një prononcim për GazetaBlic thekson se, ka pasë direktiva nga Serbia që përmes ndërkombëtarëve ta bëjnë Kosovën jofunksionale.

Tutje shtoi se, nëse nuk këndellen institucionet e Kosovës, kjo gjendje do të vazhdojë tutje.

“Deri më tani nuk ka pasë dialog me Serbinë, por ka pasë direktiva nga Serbia përmes ndërkombëtarëve që ta bëjnë Kosovën jofunksionale”

“Kjo po shihet që do të vazhdojë derisa të këndellet politika institucionale e Kosovës”, tha Humolli për GazetaBlic.

Njohësi i marrëdhëneive ndërkombëtare, Dritëro Arifi  thekson se dialogu Kosovë-Serbi ka mbaruar, veçanarisht faza e parë e ajo e dytë.

Arifi shton se Qeveria Kurti e ka humbur mundësinë për njohje reciproke nga Serbia dhe sipas tij, rifillimi i dialogut duhet të nis në momentin kur fillon edhe zbatimi i marrëveshjes franko-gjermane.

“Unë po besoj që dialogu Kosovë-Serbi ka përfënduar, të paktën faza e parë për normalizimin e raporteve. Tash jemi në fazën ku duhet të implementohen të gjitha ato që Qeveria Kurti është dakorduar, pra po flasim për planin franko-gjerman dhe aneksin e Ohrit”, tha Arifi.

“Pastaj, faza e dytë për njohjen reciproke që Qeveria Kurti e ka humbur këtë mundësi. Dialogu duhet të rifillojë në momentin kur fillon edhe zbatimi i marrëveshjes franko-gjermane”, shtoi.

Sipas Arifit, vetëm njohja reciproke qetëson rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Qeveria nuk po duket që është e gatshmë të zbatojë atë për çka është dakorduar, por dialog nuk do të ketë të paktën derisa të zbatohen disa nene të atij plani. Pastaj, besoj që do të fillojë dialogu për njohjen reciproke e cila asnjëherë nuk do të largohet nga tavolina sepse vetëm njohja reciproke, ligjërisht e obligueshme do ta qetësoj të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Arifi për GazetaBlic.

Sot fillon Forumi Ekonomik në Davos, marrin pjesë Kurti dhe Vuçiqi