Samsung Galaxy Ring, i përfolur se do të dalë zyrtarisht në janar 2024 me linjën Galaxy S24, tani pritet të zbulohet në tremujorin e tretë 2024 ose TM1 2025, raporton publikimi korean The Elec.
Publikimi pretendon se dizajni i Samsung Galaxy Ring nuk është finalizuar, dhe se pajisja Galaxy Ring – në fazën e saj aktuale – mbështet funksione të shumta, por është shumë e madhe për komercializim.
Samsung pritet të zvogëlojë madhësinë e Galaxy Ring duke zbatuar sa më shumë funksione të jetë e mundur, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Për më tepër, Samsung Galaxy Ring nuk do të shitet vetëm në një madhësi pasi konglomerati korean është duke punuar në një model Galaxy Ring, i cili do të vijë në katër madhësi.
Marka ka bashkëpunuar me kompani të shumta për zhvillimin e Galaxy Ring, duke përfshirë Doosung Tech dhe Korea Seongjeon.
Burimi pretendon se Samsung planifikon të zbulojë Galaxy Ring në tremujorin e tretë të 2024-shit së bashku me Galaxy Z Fold6 dhe Galaxy Z Flip6.
Megjithatë, kjo do të ishte e mundur vetëm nëse Samsung nuk aplikon për certifikimin e pajisjes mjekësore për Galaxy Ring, gjë që mund të zgjasë me muaj. Nëse ndodh kjo, lansimi mund të shtyhet në tremujorin e parë të vitit 2025.
Publikimi thotë se Samsung po konsideron gjithashtu një Galaxy Ring që mund të funksionojë me pajisjet e realitetit të zgjeruar (XR) dhe realitetit të përzier (MR).