Sporti

Ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin, Jese Rodriguez transferohet në Itali

02/09/2023 14:33
nga:Mergim Rreci

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe PSG-së, Jese Rodriguez, është duke kaluar testet mjekësore me Sampdoria-n përpara një transferimi të lirë.

29-vjeçari është në dispozicion si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me skuadrën turke Ankaragucu në janar, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai tani ka mbërritur në Itali dhe aktualisht është duke kaluar testet mjekësore me Sampdoria-n që luan në Serie A.

Sulmuesi spanjoll do të nënshkruajë kontratë deri në fund të sezonit me mundësi vazhdimi për një sezon të mëtejshëm, pohojnë burimet në Itali.

Jese është dy herë fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin, duke shënuar 18 gola në 94 paraqitje me gjigantët e La Ligës.

Ai gjithashtu luajti për PSG-në, duke shënuar dy gola në 18 ndeshje.