Lajme

“Ka ardhur koha”, ushtria izraelite sulmon Bregun Perëndimor/ Të vrarë e të plagosur

06/19/2023 12:27
nga:Gazeta Blic

Pa asnjë paralajmërim, forcat izraelite mësynë kampin e refugjatëve në Xhenin të Bregut Perëndimor, duke vrarë tre palestinezë e atje e duke plagosur gati 40 të tjerë.

Sulmi nisi në orët e para të ditës, me trupat e shtetit hebre që hapën zjarr, e përdorën edhe granata shurdhuese e gaz toksik. Njëri prej palestinezëve të vrarë, ishte i mitur.

Viktimat janë të moshave 21, 19 dhe 15 vjeç. Ushtria izraelite deklaroi se synimi i bastisjes ishte prangosja e dy personave të dyshuar, ndërsa foli për një “shkëmbim masiv zjarri”.

Njëri prej të dyshuarve të përmendur në deklaratën e saj, ishte “djali i një lideri të burgosur të Hamasit”. Më tej, pretendohet se në kohën kur automjetet ushtarake izraelite po dilnin nga kampi, “njëri prej tyre u godit me mjet shpërthyes” e pas kësaj, helikopterët ushtarakë nisën të qëllonin, siç thuhet, drejt personave të armatosur.

Pamjet filmike të verifikuara nga agjencia Sanad treguan një helikopter izraelitë duke lëshuar drejt kampit. Ministri izraelit i financave, Bezalel Smotrich, ka bërë publikisht thirrje publikisht për “një operacion në shkallë të gjerë në të gjithë Bregun e pushtuar Perëndimor, me pretendimin se tashmë, ka ardhur koha për një hap të tillë.

Top Channel/ ”Ka ardhur koha”:Ushtria izraelite “sulmon” Bregun Perëndimor, të vrarë e të plagosur!