Florjan Smakiqi, portieri që mbrojti ngjyrat e klubit të Feronikelit deri më tash, nuk është më pjesë e kësaj skuadre.
Smakiqi tashmë ka vendosur që tashmë të largohet nga “Industrialistët”, pas një kohe relaitivisht të gjatë që kaloi aty.
Smakiqi ka konfirmuar këtë gjë për “GazetaBlic Sport” largimin e tij, duke njoftuar se tashmë është në pritje të ofertave të reja.
Ai ishte shumë pranë largimit edhe në merkaton e verës, por që kishte vendosur t’i qëndronte besnik skuadrës edhe për një kohë.
Smakiqi ka dëshmuar cilësitë e tij ndër vite, atje ku vlerësohet në mesin e më të mirëve në Superligën e Kosovës në futboll.

/GazetaBlic Sport/


