Sporti

Juventusit i shtohen dy të lënduar

11/07/2022 21:29
nga:E K

Jo gjithçka shkoi mirë për Juventus, në fitoren ndaj Inter.

Skuadra e Juventus mori një fitore të madhe mbrëmë përballë Inter, në ‘Allianz Stadium’.

Megjithatë, kjo fitore solli disa probleme me vete. Maxi Allegri numëron dy emra të rinj në listën e lëndimeve.

Siç bën të ditur vet trajneri, Weston McKenie dhe Leandro Paredes janë dy emrat që nuk janë stërvitur me grupin sot.

‘Zonja e Vjetër’ ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Hellas Verona, por Paredes e McKenie u stërvitën të veçuar.

Moise Kean vazhdon po ashtu të jetë larg grupit, por ai pritet t’i kthehet seancës stërvitore nesër.

Mbetet të shihet nëse McKennie e Paredes do të mund të luajnë përsëri para Kupës së Botës.