Sporti

Juventusi shënon startin më të dobët në kampionat në 60 vite

09/20/2021 10:31
nga:E K

Massimiliano Allegri ende nuk e ka marrë fitoren e parë në Serie A me Juventusin.

Pas katër xhirove, Juventusi ka vetëm dy pikë në renditje dhe sot u ndal edhe nga Milani me barazimin 1:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky është starti më i dobët i Juventusit në 60 vitet e fundit.

“Zonjës së Vjetër” i kishte ndodhur vetëm 3 herë më parë të nis 4 ndeshjet e para pa asnjë fitore.

Edicionet kur Juventus kishte startin e njëjtë me këtë janë sezonet 1961/62, 1955/56, 1942/43.

/GazetaBlic Sport/