Sporti

Juventusi publikon listën e të ftuarve për derbin ndaj Interit

10/23/2021 23:21
nga:E K

Interi dhe Juventusi do të zhvillojnë derbin e xhiros së nëntë në Serie A, duel që zhvillohet ditën e nesërme (e dielë), nga ora 20:45.

Skuadra e Juventusit tashmë ka publikuar listën e 23 lojtarëve të ftuar për përballjen ndaj Interit.

Paulo Dybala është rikuperuar plotësisht dhe kësisoj është përfshirë në skuadër, që mund të startojë nesër nga minuta e parë.

Skuadrën e plotë për ndeshjen ndaj Interit mund ta gjeni më poshtë.