Sporti

Juventusi pret Interin – derbi i Italisë për Champions

05/15/2021 10:22
nga:E K

Juventusi nuk ka mundësi të bëjë gabime, nëse ende dëshiron të shpresojë te kualikimi në Ligën e Kampionëve të ardhshëm. Bardhezinjtë janë të pestët në renditje, me 72 pikë. Edhe në rast të suksesit të dyshtë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, ata mund të qëndrojnë jashtë Champions-it, sepse varen nga rivalët para tyre.

Ndjenja krejtësisht të ndryshme tek Interi, i cili tashmë ka arritur pushtimin matematik të titullit dhe për këtë arsye mund ta përfundojë sezonin me qetësi.

Skuadra e Conte, siç demonstrohet në ndeshjet e tuara kundër Sampdoria dhe Roma, nuk ka ndërmend t’i japë pikë askujt dhe për këtë arsye, sigurisht që do ta bëjë të vështirë jetën për rivalët e hidhur të Juventusit.

Në 4-4-2 e Pirlos do të ketë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen tuese kundër Sassuolo. Në portë kthehet Szczesny, ndërsa në mbrojtje Chiellini duhet të preferohet para Bonucci si partneri i de Ligt. Korsitë e jashtme iu besohen Danilo dhe Alex Sandro, të cilët në mesfushë do të jenë në gjendje të llogarisin dy kolegë të shkëlqyeshëm, si Cuadrado dhe Chiesa. Bentacur dhe Rabiot do të veprojnë në zemër të mesfushës, ndërsa sulmi do të përbëhet nga Dybala dhe Ronaldo.

Conte përgjigjet me 3-5-2, që i ka dhënë kaq shumë gëzime këtë sezon, duke iu dhënë besim titullarëve. Linja mbrojtëse, përpara Handanovic, përbëhet nga Skriniar, de Vrij dhe Bastoni. Krahu i djathtë është, si gjithmonë, vendi i Hakimit, ndërsa Darmian do të veprojë në korsinë e kundërt.

Mesfusha do të patrullohet nga Barella, Brozovic dhe Eriksen, me ish-lojtarin e Tottenham në balotazh me Sensi. Hapësira përpara për dyshen Lukaku dhe
Lautaro Martinez, e “bekuar” nga Conte pas grindjes, tashmë e sqaruar, gjatë ndeshjes kundër Romës.

Ja formacionet e mundshme:

JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Danilo, de Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Dybala, Cristiano Ronaldo.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Darmian; Lukaku, Lautaro Martinez. /TeleSport/