Sipas talkSPORT, Juventusi po përparon në bisedimet për të nënshkruar me portierin e Liverpoolit, Alisson.
Nr. 1 brazilian është gati të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij në Anfield dhe duket se është i hapur për një transferim te skuadra e Serie A.
Liverpooli tashmë ka filluar të punojë për zëvendësuesit e mundshëm për Alisson, pasi nuk ka garanci se Giorgi Mamardashvili do t’i besohet roli i tij për një kohë të gjatë.
Alisson ka pasur probleme me lëndimet këtë sezon dhe aktualisht është jashtë fushave për shkak të një problemi me kofshën e pasme.
/GazetaBlic Sport


