Sporti

Juventusi nuk fiton dot në Serie A, Bologna merr një pikë në “Allianz Stadium”

04/16/2022 20:32
nga:Mergim Rreci

Juventus ka dështuar përsëri në Serie A.

Skuadra e Allegrit ka barazuar me Bolognan, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1.

Ishte Arnautovic ai që i dha avantazhin skuadrës mysafire, avantazh ky që ishte deri në minutat e fundit të ndeshjes, atje ku Vlahovic barazoi shifrat në 1 me 1.

Duhet cekur se për më shumë se 10 minuta skuadra e Juventusit luajti me dy lojtarë më shumë, kjo për shkak se Medel dhe Soumaro u përjashtuan me karton të kuq/

/GazetaBlic Sport/