Sporti

Juventusi me projektin “Spalletti 2028”, klubi mendon që tani për rinovimin dyvjeçar

12/31/2025 23:03
nga:Mergim Rreci

Trajneri juventin ka kontratë deri në fund të sezonit, me zgjatje automatike në rast kualifikimi në Champions League, por klubi ka vullnetin për të vepruar para kohe në lidhje me një akord të ri afatgjatë.

Dy muaj me trajnerin Spalletti dhe te Juventusi diçka ka lëvizur. Ose shumë, për të thënë të vërtetën. Pika e nisjes është e njohur: vetvlerësim dhe rezultate. Kjo ka ndikuar në rritjen e besimit të skuadrës dhe ambicieve të saj.

Pakti i 8 muajve bashkë shumë shpejt mund të kalohet nga një akord i ri. Bëhet fjalë për një projekt deri në qershor të 2028-ës. Juventusi ka nevojë, si kurrë më parë në historinë e tij, për një drejtim të sigurt, ekspert, autoritar dhe të aftë.

Trajneri toskan ka hyrë menjëherë në botën bardhezi dhe ka kuptuar se aty brenda çdo detaj punon për të. Spalletti ka të sigurt rinovimin, nëse shkon në Champions sezonin e ri. Kurthet janë pas çdo kthese, por trajneri ka treguar se di të përballojë çdo vështirësi. Empatia në Continassa është totale, në të gjithë komponentët.

Personaliteti dhe e kaluara e vendosin ish-trajnerin e Italisë në qendër të skenës. Kështu po krijohen kushtet për një akord të ri para 8 muajve që u firmosën në fund të tetorit.