Sporti

Juventusi me një drejtor të ri sportiv

12/23/2025 08:32
nga:Mergim Rreci

Marco Ottolini do të jetë drejtori i ri sportiv i Juventusit, raportojnë mediat në Itali.

Ai punoi tashmë për klubin e Torinos nga viti 2018 deri në vitin 2022, përgjegjës për lojtarët e huazuar, transmeton GazetaBlic Sport.

Ottolini, 45 vjeç, kishte punuar në Genoa për tre vitet e fundit dhe në tetor 2025, ai arriti një marrëveshje për të ndërprerë kontratën e tij.

Ottolini kishte shumë oferta të tjera, përfshirë edhe nga jashtë Italisë, dhe donte t’i jepte vetes kohë për të marrë vendimin më të mirë në lidhje me të ardhmen e tij.

Në fund, ai vendosi për Juventusin dhe arriti një marrëveshje verbale për t’u bërë drejtori i ri sportiv.

/GazetaBlic Sport/