Juventusi ka kontaktuar përfaqësuesit e Mohamed Salah për të mësuar në lidhje me kërkesat e egjiptianit të Liverpool-it për një transferim verën e ardhshme.
La Gazzetta dello Sport shkruan se paga e Salah do të jetë pengesa kryesore në negociata, pasi italianët nuk do të mund ta kalojnë, madje as ta barazojnë pagën që Salah merr në Anfield (11 milionë euro në sezon), përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas të njëjtit burim, shtatë milionë euro në vit është më së shumti që Juve mund të ofrojë për një lojtar të rinj. Matthijs de Ligt është lojtari më i paguar në skuadër, me një pagë vjetore prej tetë milionë eurosh.
Salah, 29 vjeç, përfundon kontratën e tij me Liverpool në qershor 2023 dhe ka negociuar një rinovim prej muajsh, pa asnjë rezultat praktik.
/GazetaBlic Sport/


