Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi ka hapur bisedimet fillestare për të nënshkruar me sulmuesin e Sassuolo, në janar.
Bianconerët kanë shënuar vetëm 27 gola në 19 ndeshjet e para të sezonit në Serie A dhe janë në kërkim të një sulmuesi të ri, transmeton GazetaBlic Sport.
La Gazzetta dello Sport raporton se Scamacca është objektivi numër 1 i Massimiliano Allegrit, kështu që Juventus do të përpiqet të sigurojë shërbimet e tij në janar.
Dy klubet janë në marrëdhënie të mira pas marrëveshjes së Manuel Locatelli në verë. Megjithatë, Sassuolo e vlerëson Scamacca-n në 40 milionë euro, ndërsa Juventusi nuk do të ofrojë më shumë se 30-35 milionë euro.
Përveç kësaj, gjigantët e Serie A po planifikojnë të nënshkruajnë lojtarin në huazim me një opsion ose detyrim për të blerë. Për shkak të situatës së tyre financiare, Juventus nuk mund të përballojë nënshkrime me para të mëdha në janar.
Scamacca u kthye te Sassuolo pas një periudhe njëvjeçare në Genoa sezonin e kaluar dhe ka shënuar gjashtë gola në 19 paraqitje në Serie A deri më tani këtë sezon.
/GazetaBlic Sport/


