Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo po lidhet me një kalim te Juventusi në afatin kalimtar të janarit, pasi Cristiano Giuntoli kërkon t’i sigurojë Thiago Motta-s përforcime të reja në prapavijë.
Nuk është sekret që Juventusi është në kërkim të mbrojtësve të rinj në afatin kalimtar të janarit, transmeton GazetaBlic Sport.
Bianconerët po kërkojnë mbulim pas dëmtimeve afatgjate të Bremer dhe Juan Cabal, ndërsa Danilo gjithashtu mund të lirohet këtë muaj përpara skadimit të kontratës së tij në verë.
Prej disa muajsh raportohet se Juventusi po kërkon të shtojë ‘të paktën’ një mbrojtës në radhët e tyre këtë muaj, nëse jo më shumë.
/GazetaBlic Sport/